Sevilla ‘pushton’ sërish Evropën (VIDEO)

Kampion për herë të dytë rresht. Spanjollët e Sevillas e fituan edhe sonte Ligën e Evropës, duke mposhtur në finale ukrainasit e Dnipros, me rezultat 3:2.

Takimi i luajtur në Varshavë të Polonisë, solli pesë gola, dhe një ndeshje dramatike.

Të parët shënuan Dnipro në minutën 7 përmes Kaliniqit. Për Sevillan barazoi Krychowiak, në minutën 28, kurse tre minuta më vonë Bacca kaloi spanjollët në epërsi, 2:1. Shifrat i barazoi Rotan në të 44-tën.

Në pjesën e dytë, Bacca sërish gjeti rrugën e rrjetës, dhe ky gol bëri që Sevilla të festojë në fund. (Gazeta Olle)