Sevilla nuk e grumbullon fare për Kupën e Mbretit, Januzaj së shpejti zyrtarizohet te skuadra e re

Adnan Januzaj, i cili mund të largohet nga Sevilla si huazim për një kohë të shkurtër, është lënë jashtë skuadrës që Jorge Sampaoli ka grumbulluar për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Alaves, që do të luhet këtë të martë.

Ish-lojtari i Real Sociedad, i cili kaloi te Sevilla me parametra zero verën e kaluar duke nënshkruar një kontratë për 4 sezone, mezi ka luajtur 125 minuta në skuadrën e tij të re dhe Valencia është një nga klubet që ka shfaqur interes për të dhe ku sulmuesi mund të luajë në të ardhmen.

Sampaoli ka përfshirë në grup për ndeshjen e së martës, 22 futbollistë, përfshirë të dëmtuarit Marcao, Tecatito Corona, Alex Telles, Delaney dhe Papu Gomez.

Lajm i bujshëm nga Shqipëria, Lorenc Trashi transferohet te Ballkani?

Mourinho me fjalë të mëdha për Marash Kumbullën