Sevilla dëshiron transferimin e yllit të Manchester United, negociatat po vazhdojnë në mes të dy klubeve, por ka një problem

FILE PHOTO: Soccer Football - Champions League - Group F - Villarreal v Manchester United - Estadio de la Ceramica, Villarreal, Spain - November 23, 2021 Manchester United's Anthony Martial in action with Villarreal's Etienne Capoue REUTERS/Pablo Morano

Anthony Martial i cili nuk po ka hapsirë te djajtë e kuq, dëshiron largimin në merkaton e janarit nga Old Trafford.

Ralf Ragnick është i lumtur me Martial dhe nëse mbetët deri në fund të sezonës në Manchester, por ka deklaruar se Martial i ka bërë me dije se dëshiron largimin, dhe klubi do ta respekton vendimin e francezit.

Sevilla e cila po bën një super sezon në La Liga, dëshiron me të fitojë shërbimet e sulmuesit francez, por problemi i vetëm mbetët paga shumë e lartë të cilën andaluzianët nuk janë të gatshëm për ta përballuar financiarisht.

Paga e Anthony Martial është 250 mijë funte në javë, pagë e cila nuk po pranohet asesi nga drejtuesit e Sevillas.

Zbulohen rrogat milionere të punojësve në FSHF

Do të largohet një mesfushor nga Roma, Mourinho do të tentojë sërish transferimin e Xhakës