Sermaxhaj tregon arsyen pse vendosi të nënshkruante me Malishevën

Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj ka zbuluar një nga arsyet që vendosi të nënshkruante me klubin e Superligës së Kosovës.

Sermaxhaj u shpreh i kënaqur me fondin e futbollistëve aktual, teksa shtoi se ata synojnë të forcojnë disa pozita ku ata e shohin se është e nevojshme në merkaton e janarit.

“Fondi i lojtarëve te Malisheva është shumë kualitativ dhe kjo ka qenë arsyeja që kam vendosur t’i bashkohem klubit. Gjithë lojtarët që janë aty kanë kontrata dhe do të respektohen në maksimum prej anës tonë. Jam shumë i kënaqur me gjithë lojtarët. Mirëpo do të shohim nëse kemi nevojë për ndonjë forcë shtesë në ato pozita ku e shohim se nuk kemi mjaftueshëm alternative”, deklaroi trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj për Demokracia.com.

Malisheva në anën tjetër ka grumbulluar 15 pikë në pozitën e shtatë dhe ndodhet njëjtë me pikë me Dukagjinin dhe Trepçën ’89 që janë në zonën e barazhit, respektivisht të parafundit që largon nga elita e futbollit kosovar

Santos: Skuadra është 100 përqind e fokusuar dhe e përgatitur për takimin me Malishevën

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 16-të të Superligës, ja kush e drejton derbin Gjilani – Drita