Sermaxhaj përshëndetet me futbollistët e Malishevës, tregon fajtorin pse u largua nga ky klub

Sami Sermaxhaj është larguar nga Malisheva edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit.

Njëri nga trajnerët më të mirë dhe më të vlerësuar në futbollin kosovar ka vendosur vet të largohet nga klubi, pasi kontrata e tij nuk ishte vërtetuar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sermaxhaj ka njoftuar opinionin publik se nuk është më pjesë e Malishevës dhe se për këtë fajtor sipas tij është drejtori sportiv i këtij klubi Kastriot Kafexholli.

Njoftimi i plotë nga trajneri Sami Sermaxhaj:

Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte kënaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitim dhe udhëheqim profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veç u bë publik. Mirupafshim!

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajner i ri i Malishevës

Draft-Statuti i FFK-së, Salihu: Ky është mashtrimi më i madh, delegatët po konsiderohen ‘budallenj’