Sermaxhaj kërkon tri pikët

Skuadra e Prishtinës do të udhëtoj të shtunën drejt Gjilanit, ku do të takohet me Dritën.

Të dyja ekipet në ndeshjet e para kanë pësuar humbje duke kërkuar këndellej në këtë takim.

Trajneri i prishtinasve Samir Sermaxhaj, ka deklaruar për faqën zyrtare të klubit se në këtë takim hyjnë vetëm për fitore.

“Besoj që nga ndeshja me Hajvalinë kemi mësuar gjumë gjëra dhe gjatë javës kemi punuar që ato gabime që i kemi bërë ndaj Hajvalisë mos t’i përsërisim, jo vetëm ndaj Dritës, por ndaj asnjë skuadre tjetër. Kështu që jemi mobilizuar dhe shkojmë me të vetmin qëllim, fitoren! Ekipi shumë mirë po frymon, e ka harruar lojën me Hajvalinë dhe është shumë e koncentruar në ndeshjen me Dritën. Më gëzon kthimi i Shend Kelmendit, i cili, megjithatë ende nuk është i sanuar për 90-minuta, mirëpo kthimi i tij do të thotë shumë për Prishtinën”, ka theksuar para ndeshjes, kryetrajneri, Sermaxhaj./FC Prishtina