Sermaxhaj i kënaqur me barazimin ndaj Llapit, tregon në cilë fazë duhet të punojë më shumë Malisheva

Malisheva barazoi 1-1 në udhëtim te Llapi, në ndeshjen vlefshme për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me barazimin, shkruan Gazeta Olle.

Ai theksoi se faza defansive e ekipit të tij është shumë kompakte, por sa i përket sulmit duhet të punojnë shumë.

“Duke pasur parasysh që vinim pas një ndeshje të vështirë ndaj Ballkanit, mendoj që edhe ky barazim është sukses për ne. Edhe pse kishim ardhur këtu që përmes kundërsulmeve t’i marrim tri pikë, por atë nuk e arritëm. I përgëzoj lojtarët që dhanë gjithçka nga vetja, sidomos në anën defansive të cilët kanë qenë shumë kompakt. Kurse në sulm mendoj që kemi nevojë të bëjmë shumë punë”, tha Sami Sermaxhaj.

Pas nëntë javësh, Malisheva gjendet në vendin e tetë në tabelë me tetë pikë. /Gazeta Olle/

Batatina pas barazimit me Malishevën: Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, e kemi merituar fitoren

Bashkimi fiton me rezultat të ngushtë ndaj Rahovecit