Sermaxhaj flet pas debutimit te Malisheva, tregon çka nuk shkoi në duel me Ballkanin

Malisheva është mposhtur 3-2 në shtëpi nga Ballkani në ndeshjen që ishte paraparë të luhej në kuadër të javës së parë në Albi Mall Superliga.

Pas ndeshjes, trajneri i Sami Sermaxhaj që debutoi në këtë ndeshje në bankinën e malishevasve ka thënë se skuadra nga Suhareka ka cilësi shumë më shumë se ta.

“Ideja ishte që të luajmë me kundërsulme dhe të marrim një rezultat pozitiv”, ka deklaruar fillimisht ai pas ndeshjes për ArtSport.

“Në avancuam të parët dhe në pjesën e parë treguam paraqitje të mirë, por Ballkani ka nivel dhe këtë e dëshmoi”.

“Fillimisht, duke barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë dhe pastaj të shënoj dy golat tjerë në të dytën”.

“Ata dominuan në pjesën e dytë dhe e kishim shumë të vështirë ta përballojmë lojën e tyre që ishte tejet e shpejt. Ne luftuam deri në fund dhe përgëzoj ekipin për karakterin që tregoi, por në këtë ndeshje cilësia e bëri të veten”, ka shtuar më tej Sermaxhaj.e`

Ballkani fiton pa shumë mund ndaj Malishevës

Zyrtare: Ferizaj transferon sumuesin kroat që më parë ka luajtur te Schalke 04