Sermaxhaj: Është një humbje që dhemb shumë, do t’i gjejmë forcat për t’u përgatitur dhe të rikthehemi

Drenica u mposht nga Prishtina në shtëpi me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi, Leutrim Kryeziu.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Drenicës, Sami Sermxhaj.

“Kemi mundur që të luajmë më mirë sot, por kemi shumë mungesa në skuadër. Nuk do të thotë që është një justifikim sepse lojtarët tjerë e kanë për detyrë se kur të jenë brenda fushës të japin pak më shumë se sa sot. E respektuam më shumë se që duhet Prishtinën, dhe ajo që na mungonte më së shumti ishte se nuk kishim lojtarë në vijën e sulmit që të dilte ekipi përpara. Është një humbje që dhemb shumë, do t’i gjejmë forcat për t’u përgatitur dhe të rikthehemi”, tha Sermaxhaj pas ndeshjes.   

/Gazeta Olle/