Rashica si zakonisht, fiton Vitesse

Talenti kosovar, Milot Rashica, shënoi gol për Vitessen në kampionat në ndeshjen ndaj Cambuurit.

Ky është goli i shtatë i Milotit në këtë kampionat, në 18-të ndeshje të zhvilluara, transmeton Gazetaolle.com. Ish-futbollisti i Vushtrrisë luajti 90 minuta. Vitesse fitoi me shifrat 2:0 kurse golin e dytë e realizoi Kashia. Vitesse ndodhet e katërta me 31 pikë të mbledhura.

Rashica është 19-vjeçar dhe është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-21. /Olle