Sërish Hajvalia

Assesi të ndalet Hajvalia. Ekipi që në këtë edicion e synon titullin e kampionit, e ka mundur të martën në një ndeshje miqësore Ulpianën e Lipjanit, me shifrat 2:1.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Kizhnicës, ‘djelmoshat’ e trajnerit Ismet Munishi, korrën fitore pas golave të shënuara nga Petrit Osmani dhe Shkëlqim Pacolli.

Të kujtojmë se hajvaliasit në këtë sfidë u paraqitën thuajse me përbërjen e dytë. Ndryshe, kjo është miqësorja e 11-të e Hajvalisë gjatë fazës përgatitore.

Ky ekip do ta nis pranverën nga pozita e dytë me 26 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli.