Serie A ndalon veshjen e fanellave me ngjyrë të gjelbër!

Klubeve të Serisë A do t’u ndalohet të veshin fanella të gjelbërta duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2022/2023.

Rregulli gjithashtu vlen edhe për çorapet dhe pantollonat e shkurtra. Nëse në fanellë përdoren më tepër se tre ngjyra, atëherë njëra prej tyre duhet të jetë dominuese në gjitha pjesët e veshjes.

Pse u bë ky ndryshim? Kompanitë televizive kanë bërë thirrje për ndryshim pasi ata thonë se ngjyra e fanellave dhe fushës është shumë e ngjashme, dhe kështu ata nuk mund t’i vërejnë lojtarët se ku gjenden, teksa prania e fanellës së gjelbër vështirëson shikimin e ndeshjes.

Ndërkohë në Serie A, vetëm Sasuolo mund të themi se ka ngjyrë të gjelbërta në fanellë e parë, ndërsa vitin e kaluar dhe Lazio përdori një ngjyrë neon të gjelbër.

Edhe Atalanta kishte fanellat e dyta me ngjyrë të gjelbër.

Trajneri i Shkupit, Sedloski , pasi eliminoi Llapin: Luajmtë ndaj një ekip shumë të mirë

Kjo është vlera e skuadrës së Feyenoord e cila do të ndeshet me Dritën