Sergio Ramos: Kur i pamë dy penalltitë në Varanen gjatë pushimit 15-minutësh…

Real Madridi ka marrë një barazim 0-0 ndaj Barcelonës në Camp Nou, pas ndeshjes kapiteni i Los Blancos Sergio Ramos ka folur për gazetarët.

“Ndihem i zhgënjyer me barazimin, Reali bëri më shumë për të shënuar. Ishte një ndeshje e komplikuar, mendoj se u shkaktuam probleme, nuk bëmë gabime që na kanë kushtuar si në “Clasico-t” e mëparshëm.

Nuk është e lehtë të vish këtu dhe ti heqësh topin nga këmba Barcelonës, por kishim një strategji për të bërë presing lartë në fushë dhe ia dolëm. Nuk duam të ndalem, shpresojmë të jemi në të njëjtin nivel edhe pas vitit të ri.

Kishte dy penallti, i pamë gjatë pushimit, ato ishin të pastra. VAR për këtë është këtu, por se di, kjo mbetet çështje fati pastaj, në të ardhmen do të ketë vendime në favorin tonë”.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka përgëzuar Real Madridin.

“Real Madridi ka bërë një ndeshje të mirë. Neve do të na pëlqente të fitonim”, ka thënë Valverde, përcjellë Gazeta Olle.

“Nuk dinim si ta kalonim presionin e tyre. Ata na bllokuan neve. Ne nuk kemi pasur vazhdimësi në këtë ndeshje”.

“Ne e kemi përjetuar ndeshjen më ndryshe për shkak të fjalëve në rrjetet sociale, por kjo nuk i bëri gjërat më të vështira për ne”, tha në mes të tjerash Valverde.

Pas ndeshjes, është publikuar një foto ku shihet kofsha e dëmtuar e mbrojtësit të Realit, Raphael Varane.

Francezi pësoi një ndërhyrje në zonën katalunase, mirëpo nuk u akordua penallti.

Dëmtimi i tij është më se i qartë.

Gazeta madriliene, “AS”, i ka vendosur titull ironik takimit.

“Pa gol dhe pa VAR”, ishte titulli i prestigjiozes spanjolle, që aludon se Reali u dëmtua te penalltia e Varane.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, përcjellë Gazeta Olle.

“Nuk mund t’i bëjmë asgjë VAR-it. Ne merituam më shumë sot. Loja përfundoi dhe s’mund të ndryshojmë asgjë. Ky është një vend i vështirë për t’u vizituar. I përgëzoj lojtarët për paraqitjen”, deklaroi Zidane.

“Neve po na mungon goli, por e rëndësishme është që sot krijuam shumë raste”.

“Jam shumë i lumtur me Mendyn, i cili na ka ndihmuar shumë sot”, shtoi ai.

Madrilienët kanë protestuar në dy momente, duke kërkuar penallti pas ndërhyrjeve në mbrojtësin Varane.

Ish-gjyqtari dhe bashkëpunëtori i gazetës madriliene “Marca”, Juan Andujar Oliver, ka theksuar që momenti i minutës së 18 ishte penallti e qartë.

“Ekziston një ndërhyrje e qartë në Varanen. Në VAR është penallti. Ku është VAR?”, u shpreh Oliver.

E deri sa në fushën e lojës kishte “paqe”, pasi që rezultati ishte 0:0, jashtë stadiumit mbaheshin protesta jo-paqësore.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë ndezur zjarrin në disa anë të qytetit.

Mediat spanjolle e konsiderojnë këtë situatë si totalisht kaotike, derisa ato kanë raportuar për 12 të lënduar.

Më poshtë disa prej fotove të fundit që vijnë nga Katalunia. /Gazeta Olle/