Serena Williams, fituese e Wimbledonit

Serena Williams ka fituar turnen e madh të tenisit, ‘Wimbledon 2015’. Amerikania mundi bindshëm venezuelasen e lindur në Spanjë, Garbine Muguruza, 2:0 në sete, 6:4 dhe 6:4.

Williams fitoi për herë të gjashtë turneun e Wimbledonit, kurse Muguruza, që renditet në vendin e 20-të në botë, dështoi të fitojë për herë të parë një turne të tillë.