Serbia i shpall luftë Shaqirit dhe tifozëve shqiptar: Kërkojmë dënim për shfaqjen e parullës “Kosova është Shqipëri’’

Serbia e ka kaluar tërësisht në politikë situatën e ndodhur me Xherdan Shaqiri mbrëmjen e djeshme, ku gjatë konferencën për shtyp një tifoz shqiptar i hodhi mbi supe sulmuesit nga Gjilani një xhaketë ku shkruhej UÇK.

I menjëhershëm ishte reagimi i federatës zvicerane të futbollit e cila njoftoi për marrjen në pyetje të tifozit nga autoritetet policore si dhe ndalimin e hyrjes në stadiumet zvicerane.

Por nuk ka mjaftuar kjo që federata serbe e futbollit të dalë me një deklaratë zyrtare mbi këtë situatë. Siç shkruhet në deklaratë, federata serbe kërkon dënim maksimal ndaj Shaqirit dhe ndaj Kosovës pasi në ndeshjen me Suedinë u hap një parullë në shkallët e stadiumit ku shkruhej ‘’KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI’’.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak federatës serbe reagimi i të cilës ka nxitur debate në rrjetet sociale pasi e quan UÇK, organizatë terroriste.

‘’Ne jemi duke përgatitur një letër proteste që do t’ia dërgojmë FIFA -s. Do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksionet më të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste “UÇK” gjatë deklaratës për mediat, por edhe kundër të ashtuquajturës Shoqatës e Futbollit të Kosovës për shkak të shfaqjes së parullës “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen me Suedinë, e ashtuquajtura përfaqësuesja e Kosovës dhe propaganda e idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Federata e Futbollit e Serbisë do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të hequr përgjegjësitë e këtyre ngjarjeve nga futbolli’’, shkruhet në njoftimin e federatës serbe.

Sigurisht një reagim aspak normal duke kaluar normat e etikës si dhe duke fyer rëndë shqiptarët e të gjitha trevave kudo ndodhën, në Shqipëri, Kosovë apo dhe jashtë./PS/

Presidenti Ademi në darkë të përbashkët me presidentin Çeferin

Franca fiton trofeun e Ligës së Kombeve pas finales spektakolare ndaj Spanjës