Ngjarjet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, që u pasuan me vendimet kontradiktore të UEFA-s, janë tashmë në shkallën e fundit të gjykimit.
Ishte paralajmëruar se vendimi nga Gjykatat e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të merrej me 29 maj por një gjë e tillë është shtyrë për 12 qershor. Kështu ka njoftuar vet Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare.
Shqipëria ka dyshuar se UEFA nuk ka vepruar drejt me veprimet që ka dhënë dhe pret të marrë një përgjigje për ndeshjen e humbur 3:0 në tavolinë.
Gjithashtu, edhe pala serbe pret rikthimin e tri pikëve të hequra nga UEFA. Kërkesa që nesër pritet të marrin përgjigje nga shkalla e fundit e gjykimeve.