Serbi i Kukësit: Shqiptarët, popull i respektueshëm

Ish-mbrojtësi i Cërvena Zvezdës, Ivan Gvozdenoviç, ka pesë vite në Shqipëri dhe jeton shumë mirë. Nuk ka pasur kurrë probleme me shqiptarët dhe, pasi la gjurmë si futbollist me Tiranën e Skënderbeun, aktualisht është emëruar zv. trajner i Kukësit.

“Unë kam bërë shumë miq në Shqipëri. Kurrë nuk më ka interesuar përkatësia etnike, feja, apo ngjyra e lëkurës së tyre. Kështu kam fituar respektin e tyre dhe unë i respektoj ata maksimalisht”, transmeton Gazeta Panorama.

“Kjo është sjellja normale mes profesionistësh dhe njerëzish të matur. Nëse vepron ndryshe dhe merresh me detaje që mund të nxisin tension pa qenë nevoja, atëherë duhet të jesh budalla”, rrëfen Gvozdenoviç për gazetën serbe “Kurir”.