Serbët si maqedonët, thërrasin “Vritni, vritni shqiptarët” (VIDEO)

Në fakt, gjatë njëzet minutave të para të ndeshjes Çukaricki-Crvena Zvezda, tifozë e këtyre të fundit, Delije, kanë kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve.

“Therni, therni, shqiptarët, vritni, vritni, shqiptarët”, u dëgjuan thirrjet e grupit famëkeq serb të tifozëve Delije, transmeton T.

Gjyqtari i ndeshjes Dejan Filipoviq ka ndalur shkurtimisht ndeshjen për dhjetë minuta, ku u kërkuar nga tifozët që t’i ndalin korret raciste kundër shqiptarëve.

Megjithatë, Delije nuk u ndalën dhe vazhduan të këndojnë, ndërsa gjyqtari miratoi këto thirrje fyese dhe nënçmuese kundër shqiptarëve, duke mos ndalur më ndeshjen, të cilën e fitoi Çukaricki me rezultat prej 2:0.

Për aq kohë sa Federata Ndërkombëtare e Futbollit do t’i ledhatoj dhe nuk do ta ndëshkoj rëndë futbollin serb, ata do të vazhdojnë të bëjnë thirrje raciste kundër shqiptarëve.