Serbet presin ‘aminin’ e shtetit për Kosovën

Federata e Hendbollit e Serbisë ende nuk e di nëse do të lejojë hendbollistet e përfaqësueses U-19 të përballen me Kosovën.

Shorti i kualifikimeve për kampionatin evropian që mbahet këtë vit ka caktuar që në grupin 3 të bëjnë pjesë Kosova, Serbia, Rumania e Sllovakia.

Turneu kualifikues do të luhet në Rumani nga 17 deri më 19 prill, transmeton koha.net.

Ndeshja e parë duhet të jetë ajo ndërmjet Serbisë e Kosovës e paraparë për 17 prill (17:00) në Roman të Rumanisë.

Hendbollistet serbe do të luajnë kundër Kosovës vetëm nëse për këtë japin leje organet shtetërore të Serbisë, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Serbisë.