Serbët përqeshin me Federatën shqiptare

Mediat serbe kanë përqeshur me reagimin e FSHF-s, e cila reagoi pas dhënies së tri pikëve Rusisë për ndërprerjen e ndeshjes me Malin e Zi.

Ata kanë vënë tituj injorues si: Shqiptarët vajtojnë: E padrejtë! Edhe ne i duam tri pikë si rusët në Podgoricë”, ishte titulli i vesti-online.com.

“Shqiptarët sërish ‘vajtojnë’”. I duan ende tri pikë”, shkruante supersport.rs.

Edhe mediumet tjera kishin kryesisht tituj nënvlerësues, me të cilët besonin se as Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk do të ndryshojë vendimin për UEFA-n.