Serbët i godet edhe kryeministri Albin Kurti duke publikuar foton e Xhakës dhe Shaqirit: Urime Zvicrës, Serbia nuk kalon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në faqen e tij zyrtare pas fitores së madhe të Zvicrës ndaj Serbisë.

Kurti ka i ka dhënë një “goditje” serbëve duke shkruar se “Serbia nuk kalon”, pas fitores spektakolare të helvetikëve nën udhëheqjen e dy futbollistëve shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, shkruan Gazeta Olle.

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, ka shkruar Kurti në profilin e tij zyrtar.

Me humbjen që ia shkaktoi Zvicra, Serbia eliminohet si e fundit në Grupin G, me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve.

Zvicra në anën tjetër, kualifikohet në 1/8 e finales në Botërorin ‘Katar 2022’ si e dyta në grup, pas Brazilit të vendit të parë. /Gazeta Olle/

Momenti kur Xhaka përballet i vetëm me pothuajse të gjithë ekipin e Serbisë

Graniti i Kosovës feston me fanellën e Jasharit pas fitores ndaj serbëve