Serbët e shpallin hero portierin e Apolonisë

Mediat serbe e kanë çuar në qiellin e shtatë portierin e Apolonisë së Fierit, Vilson Cakoviq, i cili ia mori flamurin tifozit që hyri në fushë. Ky i fundit u fut në fushë me flamurin kuqezi, në të cilin shkruane “Pa Kosovë e Qamëri, nuk ka Shqipëri”.

Cakoviq i irrituar ia kapi flamurin.

Mediat serbe tani e quajnë atë hero. “Midis Shqipërie, shikojeni se si portiere serb rrëmben flamurin e Shqipërisë së Madhe”, ishte titulli i Kurir.

Vilson Cakoviq është hero, shkruan kjo gazetë në ‘Facebook’.

“Portieri serbe kundër Shqipërisë së Madhe”, ishte titulli i B92.