Sajti online serb, “Blic”, tek sot e ka dhënë lajmin e pranimit të Federatës së Notit të Kosovës me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Notit, i cili ende po iu djeg shumë.
“Federata Botërore e Notit e ka pranuar kërkuesën e Republikës së vetëshpallur të Kosovës, për pranim të plotë. FINA e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi të zymtë”, thuhet ndër tjera në shkrimin e këtij sajti.
Pranimi i Federatës së Notit shihet si njëra ndër arritjet më të mëdha të sportit kosovar gjatë viteve të fundit.
Edhe viti 2015 duket se do të jetë i destinuar për ‘dhimbjet serbe’. /Gazeta Olle