Sepp Blatter uron Skënderbeun

Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter i ka dërguar kreut të FSHF-së, Armand Duka një letër përgëzimi për mbylljen me sukses të kampionatit. Blatter ka vlerësuar arritjen e Skënderbeut që është shpallur kampion duke i kërkuar Dukës t’i kalojë përgëzimet ekipit. Shefi i FIFA-s e ka quajtur këtë sukses si një punë e të gjithëve duke nisur nga lojtarët dhe trajneri e deri te tifozët.

Sipas Sepp Blatterit futbolli është një mundësi për të zhvilluar shoqërinë dhe një shkollë për të rinjtë. Në letrën e tij Blatter i ka uruar Skënderbeut të vijojë në rrugën e sukseseve. (sportal.al).

Letra_FIFA