Sepp Blatter sulmon Arrigo Sachin

Pas legjendës angleze, Gary Lineker, i cili kritikoi ish trajnerin, vjen një qëndrim i drejtëpërdrejtë nga kreu i insitucionit më të lartë të futbollit botëror, Sepp Blatter.

Deklarata e Arrigo Sachit në lidhje me praninë e lartë të lojtarëve me ngjyrë në ekipet e grupmoshave në Itali, ka ngritur një tymnajë të vërtetë polemikash edhe përtej kufijve të Gadishullit Apenin. Pas legjendës angleze, Gary Lineker, i cili kritikoi ish trajnerin, vjen një qëndrim i drejtëpërdrejtë nga kreu i insitucionit më të lartë të futbollit botëror, Sepp Blatter. Presidenti i FIFA-s zgjodhi profilin e tij në Twitter për t’iu kundërpërgjigjur Sacchit. “Jam i shokuar nga fjalët e Sacchit. Krenaria dhe dinjiteti nuk janë çështje e ngjyrës së lëkurës. Në futboll nuk ka vend për racizmin”, thekson i vendosur Blattet, duke i dhënë një shuplakë ish tyrajnerit të kombëtares së Italisë.

Deklarata e Sacchit u bë menjëherë pas turneut të Viareggios, sipas të cilit, prania e shumë të huajve në futbollin italian është e dëmshme. Ai nënvizoi gjithashtu se klubet e të rinjve janë plot me lojtarë të huaj me ngjyrë. Një qëndrim ky që nuk kaloi pa u vënë re, madje edhe agjenti Mino Raiola  reagoi ashpër. Çështja e të huajve me ngjyrë në futbollin italian është cilësuar si një pengesë edhe nga ish drejtori i Juventusit, Lucciano Moggi, i cili gjatë një interviste për Sport Neës, u shpreh se prania e tepruar e lojtarëve të huaj me ngjyrë në ekipet e grupmoshave, ndoshta mund të jetë një nga arsyet e krizës së futbollit italian.