Seniorët e Ferizajt po vuajnë për financa, por skuadra U-19 gjenë sponzor të fuqishëm

Juniorët e Ferizajt janë pajisur me rekuizita të plota sportive nga sponzori “Termo Luli”.

Skuadra e ka bërë të ditur lajmin përmes faqes zyrtare teksa ka falenderuar biznesin e madh ferizajas për ndihmën dhe kontributin e dhënë.

“Termo Luli” ka mbështetur gjithmonë aktivitetet sportive teksa para disa vitesh ka pasur edhe skuadrën e saj të futbollit të vogël me të cilën ka marrë pjesë nëpër turnet dhe ligat e ndryshme.

Juniorët e Ferizajt garojnë në Superligë, teksa trajner i tyre është ish-futbollisti i mirënjohur, Sherif Topalli.

19 vjeçarët ferizajas ishin nënkampion në Superligën e juniorëve të para dy sezoneve./GazetaOlle/