Astrit Selmani shkëput kontratën me klubin izraelit

Astrit Selmani e ka shkëputur kontratën me klubin izraelit, Hapoel Beer Sheva.

Ndërkohë, ka interesim për të nga disa klube.

Kështu ka shkruar mediumi suedez “Expressen” të shtunën.

Selmani nuk e ka gjetur formën më të mirë me skuadrën izraelite ndërsa ishte huazuar këtë vit te Midtjyllandi dhe Goteborgu.

Mediumi suedez ka shkruar se për Selmanin janë interesuar klube nga Norvegjia, Polonia, Rumania por edhe nga Zvicra.

26-vjeçari ka shënuar tri gola në 22 ndeshje për Hapoelin qëkur iu bashkua nga Hammarby në vitin 2022. /Gazeta Olle/

Elion Ajeti – djaloshi që po shkëlqen te Rilindja dhe po ‘josh’ ekipet e Ligës së Parë dhe Superligës

Manchester United ka harruar si fitohet, pëson një tjetër disfatë