Selmani: Ju zbulojë arsyet se pse iu bashkova Flamurtarit

Flamurtari i Prishtinës e ka prezantuar trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm të Vala Superligës së Kosovës në futboll, përcjellë Gazetaolle.com.

‘Timonieri’ Agron Selmani është prezantuar te skuadra kuq e zi, ashtu siç paralajmëroi Gazetaolle.com pak minuta më parë.

Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, e ka konfirmuar lajmin për ‘Olle’ se Selmani ka firmosur kontratë 1-vjeçare”, Trajneri Selmani ka zbuluar arsyet se pse i është bashkuar Flamurtarit. “Flamurtari është një klub i kryeqytetit dhe me traditë. Bashkëbisedimi me presitendin Ymer Ademi dhe drejtorin Agim Hasani ka qenë korrekt pa kërkesa racionale. Po ashtu, Flamurtari ka një grint dhe shpirt luftarak të ekipit dhe në ato ambiente, unë kam dëshirë të punojë sado që kjo nënkupton përgjegjësi dhe sakrificë”, ka thënë Agron Selmani për Gazetaolle.com.

Flamurtari në këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Klubi nga Prishtina është shpallur kampione e Ligës së Parë për edicionin që lamë pas. Ishte trajneri nga Shqipëria, Samuel Nikaj ai i cili e drejtoi Flamurtarin në Ligën e Parë. /Gazetaolle.com

 flamutari 1212