Selmani: I lumtur për golin e parë, sidomos që erdhi para trajnerit të ri

Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos të zhvilluar në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 5-0.

Në këtë ndeshje kishte pesë shënues të ndryshëm, duke e nisur me Fidan Alitin, ndërsa pas tij shënuan edhe Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni.Pas ndeshjes,

Sulmuesi Astrit Selmani është shprehur shumë i lumtur që ka shënuar golin e parë pas pesë ndeshjeve me Kosovën.

“Ndjenjë shumë e mirë, si ëndërr. Normalisht që është mirë të shënosh para trajnerit të ri. Besoj se është një konkurrencë e madhe, me Vedatin (Muriqin) është një lojtar i mirë”.

“Jam këtu për ta ndihmuar ekipin edhe me dhanë sa më shumë gola”, deklaroi Selmani.

Rashica shfryn “mllefin”: Ma në fund erdhi goli, është pak për t’u çuditur

Shqipëria me fat, Spanja humb lojtarin më në formë ndaj kuqezinjve