Selimi: Vendi i parë është i rezervuar nga Gjilani

Trajneri i Gjilanit, Musa Selimi, beson që titulli kampion i Ligës së Parë do të përfundojë në Gjilan, duke u shprehur i bindur që djemtë e tij do ta ruajnë pozitën e parë.

Në një prononcim për gazetën, ai tregon se pse Gjilani i tij është i denjë për tu inkuadruar në Superligë dhe flet gjithashtu edhe për ‘lojërat’ e rivalëve të gjilanasve në tabelë.

“Jemi ekipi më i mirë dhe më fer në Ligën e Parë. Vendi i parë është i rezervuar për ne dhe e them me plot bindje që nuk do ta lëshojmë, edhe pse klubet tjera po hulumtojnë edhe në forma tjera, të cilat i di shumë mirë opinioni sportiv”, deklaroi Selimi për Gazetaolle.com, duke aluduar në kurdisjen e ndeshjeve nga Llapi e Liria.

Ai në fund iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe tifo-grupit “Skifterat”, për të qenë në stadium në përkrahje të skuadrës në derbin kundër Lirisë.