Sekondat e fundit vendimtare, përfundon derbi mes Prishtinës dhe Trepçës

Derbi i vjetër dhuroi spektakël përsëri.

Prishtina dhe Trepça zhvilluan një ndeshje interesante dhe shumë të rivalizuar në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, raporton Gazeta Olle.

Si pjesa e parë që përfundoi në barazim 36-36, ashtu edhe e dyta që ishte shumë e zjarrtë e bënë atraktive këtë duel.

Takimi u zgjidh në sekondat e fundit.

Prishtina kishte avantazh 75-74, mirëpo gabuan në dy aksione radhazi duke i dhënë kështu mundësinë mysafirëve për ta fituar takimin me rezultatin final: Prishtina 75-79 Trepça.

Ivan Koljevic ishte definitivisht më i miri i këtij takimi tek Trepça dhe me gjakftohtësi realizoi goditjet e lira në fund të ndeshjes për të marrë fitoren e dytë radhazi.

Në anën tjetër, 31 pikët e Lekndreajt nuk i mjaftuan kryeqytetasëve./GazetaOlle/