Sejdiu: Zhdrella nuk e ka humbur klasin e tij

Feronikeli është duke tentuar që ta transferojë katër herë futbollistin më të mirë në Kosovë, Mentor Zhdrellën.

Dëshirën për ta pasur në skuadër e ka pohuar edhe trajneri skuadrës nga Drenasi, Gani Sejdiu.

I pari i shtabit teknik të drenicasve ka thënë për Gazetën Tribuna se edhe përkundër që Zhdrella nuk ka kaluar formë të mirë në vitin e fundit, ai beson se nuk e ka humbur klasin.

“Zhdrella është një futbollist që do të na kryente shumë punë. Bëhet fjalë për një futbollist shumë cilësor. Edhe pse nuk ka kaluar formë të mirë në vitin e fundit, ai mbetet po ai i njëjti”, tha Sejdiu.

Trajneri nga Mitrovica ka shtuar se me Zhdrellën në ekip, arritja e objektivave do të ishte më e lehtë.

“Ne tani e kemi synimin e qartë për dallim prej vitit të kaluar. Jemi kampion dhe fitues të Kupës dhe është e kuptueshme që e duam kreun. Kemi një ekip shumë të mirë dhe nëse arrijmë që ta marrim Zhdrellën, do të ishte shumë mirë. Por edhe nëse nuk vjen Zhdrella gjithsesi duhet ta gjejmë një mesfushor cilësor”, theksoi Gani Sejdiu.

Feronikeli do të nis përgatitjet për sezonin e ri të premten (nesër).