Sejdiu ‘selam’ Prishtinës

Qëndrim Sejdiu ka kaluar nga Prishtina te Drenica gjatë këtij afati kalimtar. Ai së bashku me Drenicën kanë arritur dy fitore dhe një humbje, ndërsa kërkojnë fitoren e tretë kundër Prishtinës. Drenica e ka marr epitetin këtë sezon si ‘egjeli’ i skuadrave që ‘luftojnë’ për titull, duke arritur që në këtë fillim të mposhtin Hajvalinë dhe Besën.

cpirra

“Kemi arritur dy fitore të rëndësishme me Hajvalinë dhe Besën dhe mund të cilësohemi si skuadra që mund tu prish punë pretendetëve për titull. Prishtina është favorite, por ne do të udhetojmë që të luajmë mirë dhe nëse na ipet rasti edhe të fitojmë ndeshjen. Me angazhim gjithçka është e mundur edhe pse ndeshja është e vështirë”, pohoi Qëndrim Sejdiu për Gazetaolle.com.

Sejdiu thotë se në Drenicë ka gjetur qetësinë dhe është duke kaluar shumë mirë. “Më kanë pritur jashtëzakonishtë mirë. Dua t’i falënderoj për këtë si shtabin teknik ashtu edhe bashkëlojtarët”.

cpirra 2

 

(Foto: Hilli – KF Drenica)