Sejdiu nuk e kërkonte barazimin

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, është shprehur i lumtur me tri pikët e radhës, të cilat e mbajnë skuadrën e tij në maje të Superligës. Feronikeli e mundi Trepçën 1:0 në udhëtim, falë supergolit të Behar Maliqit.

“E kam ditur që do të jetë një takim i vështirë, sepse jemi takuar me një ekip që është poshtë në tabelë. Me rëndësi tri pikët. Unë nuk e kam pranuar barazimin, erdhëm për fitore dhe ia dolëm. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, por këtë e përmirësuam në të dytën”, deklaroi Sejdiu për Super Sport Kosova.

Feronikeli kryeson me 37 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina. (Gazeta Olle)