Sejdiu: Luajtëm dobët, nuk e merituam fitoren

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, konsideron që barazimi që e mori Drenica ndaj Feronikelit, ishte plotësisht i merituar.

“Duhet të jemi të sinqertë. Feronikeli sot nuk luajti mirë dhe nuk e meritoi fitoren. Drenica erdhi për një barazim, gjë që është shumë normale. Luajti shumë mirë taktikisht, sidomos në repartin e mbrojtjes. Ky nuk është rezultat i mirë për ne, mirëpo çdo gjë është e hapur për ndeshjen e dytë”, deklaroi Sejdiu për “Supersport Kosova”.

Ndeshja e kthimit në “Bajram Aliu” zhvillohet pas dy javësh.