Sejdiu: Këtu e gjejmë motivin

Kryendeshja e javës së 30 në elitën e futbollit kosovar do të luhet të dielën (nesër) me ç’rast në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, Trepça ’89 takohet me liderin e elitës, Feronikelin.

‘Timonieri’ i Feronikelit, Gani Sejdiu, beson fuqishëm në ekipin e tij. “Kanë mbetur edhe pak ndeshje dhe ne duhet ta japim maksimumin. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë pasi që kemi të bëjmë me një ekip cilësor. Mendoj se ne jemi më të motivuar dhe për këtë arsye besoj në rezultat pozitiv”, ka thënë për ‘Radio Kosovën’, trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër xhiro.