Sejdiu i kënaqur me ekipin e tij

Pas ndeshjes trajneri i skuadrës së Trepçës ’89, Gani Sejdiu, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij duke thënë se kanë mundur të shënojnë fitore të thellë në këtë përballje.

“Krijuam shumë raste për shënimi të cilat kishim mundur të shënonim fitore. Do të ishte mëkat të kishim humbur këtë ndeshje. Kemi luajtur shumë mirë por fati nuk ishte me në në këtë ndeshje. Kemi pasur paraqitje perfekte nga ekipi imë kemi luajtur pa presion”, deklaroi Sejdiu për SuperSport Kosova.