Sejdiu: Fushë katastrofale, fitore e madhe

Gani Sejdiu është nervozuar shumë nga gjendja e fushës së “Bajram Aliut”, duke e quajtur fitoren e Feronikelit ndaj Dritës si me fat.

“Fituam paksa me fat nëpër një fushë katastrofale, ku ishte e pamundur që të organizohej një aksion ashtu siç duhet. Tentuam ta gjejmë golin përmes goditjeve standarde dhe lojës paksa më agresive dhe jam shumë i lumtur që ia dolëm. Është një fitore shumë e rëndësishme për ne, pasi që e mbyllëm edhe fazën e dytë të kampionatit në vendin e parë”, theksoi Sejdiu për “Supersport”.

Golin e fitores për Feronikelin ndaj Dritës e shënoi sulmuesi Egzon Gashi.