Sejdiu: Edhe për Kupë kur luajtëm, mendjen e kishim në Mitrovicë

Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, të dielën do të ketë një test të marrë drejt misionit titull. Ai sfidohet nga ish-skuadra e cila e promovoi si trajner, Trepça ’89.

Takimi luhet në ‘Riza Lushta’ dhe një fitore e skuadrës nga Drenasi do të afronte edhe shuëm Feronikelin në luftën për titull.

“Kthehem në Mitrovicë, në një ndeshje shumë të rëndëishmë, që përcakton shumë gjëra sa i përket pozicionit tonë. Kthehem ku e kam nisur karrierën dhe kam krijuar karrierën dhe kur unë nuk kam pritur ma kanë thënë rastin të promovohem si trajner, janë meritorët e parë që kam krijuar karrierën si trajner”, thotë Sejdiu për GazetaOlle.com.

“I respektoj dhe i çmoj. Është takim i vështirë, njësoj si takimet me Vushtrrinë, 89-shin dhe Hajvalinë, ku të gjitha janë ekipe cilësore. 89-shi ishte edhe kandidat për titull, ata kanë kualitet dhe këtë e treguan edhe me Besën e Prishtinën, ku ju prishën punë, prandaj ata kanë kapacitet me na prish punë edhe neve”, shtoi ai,

Sejdiu zbulon se edhe në takimin ndaj Drenicës në kuadër të DigitAlb Kupës, mendjen e kishin në sfidën e së dielës.

“Unë mendoj se përprasia jonë është se edhe të mërkurën kur kemi luajtur për Kupë, mendjen e kemi pasur në Mitrovicë. Më shumë e kemi kampionatin primar se sa kupën. Unë mendoj se motivi ndoshta është ai që mund ta bëjë diferencën sepse ne kemi për çka luftojmë, ata jo.Pritet një takim shumë atraktiv pasi të dyja ekipet kanë kualitet, kemi për çka luftojmë, por gjithsesi një takim deciziv, edhe pse jo vendimtar, sepse me rezultat pozitiv na shtohen gjasat shumë për titull”.

Takimi luhet të dielën nga ora 14:00. (Gazeta Olle)