Sejdiu: E kontrolluam lojën por jam i kënaqur me barazimin

Gani Sejdiu është shprehur i kënaqur me barazimin kundër Drenicës, duke e marrë parasysh që kjo e fundit është shumë e fortë kur luan në “Bajram Aliu”.

“Drenica është një ekip i fortë si vendës por pavarësisht kësaj ne nuk i lejuam që të na rrezikojnë. Arritëm që ta menaxhojmë lojën dhe të krijojmë shumë raste, ishim për një nuancë më të mirë mirëpo edhe Drenica e meritoi barazimin. Barazimi ishte rezultat real”, deklaroi Sejdiu për SuperSport.

Drenica-Feronikeli u mbyll baras, 0:0.