Seferi reagon për Kumanovën

Për situatën e tensionuar në Maqedoni, ku në Kumanovë ka përleshje të armatosur nga orët e para të mëngjesit, ka reaguar boksieri i famshëm shqiptar nga Maqedonia, Nuri Seferi.

Ai ka kërkuar nga politika shqiptare bashkim të forcave, derisa u ka bërë thirrje bashkëkombësve të tij të mos bien pre e provokimeve të maqedonasve, transmeton lajmi.net.

Ja reagimi i Seferit në Facebook: 

Në emrin tim personal i bëj apel politikës Shqiptare pa marr parasysh se ku ndodhet ne Trojet e Shqipëris Etnike.

Të kthejn koken një her dhe të shikojn poziten e mjerueshme të Shqiptarve në f.y r.o.m ku na burgosin , na vrasin dhe na burgosin nënat Shqiptare.

Kerkoj që të gjith Shqiptaret të tregojn maturi për të mos rënë pre e provokimeve qe i përgadit qeveria aktuale.

Këto skenare janë plan i ketyre qeveritareve për të terhekur vemendjen nga përgjimet aktuale që i nxjerr Opozita.