Taulant Seferi është rikthyer vendimtar për skuadrën e tij Vorskla Poltava.
Pas tre ndeshjeve ‘agjërim’ me golin, Seferi ka realizuar sërish në elitën e futbollit ukrainas, një gol që i ka sjellë tre pikë skuadrës së tij.
Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të teksa shndërroi në gol një 11-metërsh duke kaluar në avantazhin Vorsklan në sfidën që këta të fundit e fituan në udhëtim ndaj Lviv me rezultat 0-2.
Për reprezentuesin shqiptar ky ishte i 12 këtë edicion në elitën e futbollit ukrainas.
Skuadra e Seferit me këtë fitore mban vendin e gjashtë në renditje me 33 pikë dhe lufton për një vend në garat evropiane.
Таулант Сефері забиває черговий м'яч за Ворсклу з пенальті ✔️#Football #UPL #Goals pic.twitter.com/NjVAfMBuej
— Телеканал Setanta Sports Ukraine 📺 (@SetantaUkraine) May 14, 2023