Seferi: I lumtur me fitoren, kam parë kritikat por përgjigja ime ishte në fushën e lojës

Duke folur pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, Taulant Seferi theksoi se është shumë i lumtur që u rikthye te goli me Kombëtaren.

Sulmuesi tha ndër të tjera që ishte një fitore e madhe dhe se ndjehet i kënaqur që i gëzoi të gjithë shqiptarët.

Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren.

Shumica nuk kanë besuar te unë, por falenderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmë e zotit ia shpërbleva atij, familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve.”Unë jam një njeri i thjesht, që i kam parë të gjitha komemente dhe kritikat, por përgjigja ime ishte në fushën e lojës dhe falenderoj zotin, trajnerin e familjen time. Kam pasur një periudhë shumë të keqe në Zvicër prej dëmtimeve dhe kjo ishte pengesa ime atje. Gabimi im ishte që shkova në një ekip që luante për mbijetesë si Xamax.

Te Kombëtarja jemi një, si tifozët e Partizanit dhe Tiranës dhe jam shumë i lumtur që i kam bërë të gjithë të lumtur, jemi një grup fantastik dhe jam shumë i lumtur për grupin.” /supersport.al/

Rashica: Jam i lumtur për golat dhe fitoren

Muja: Goli do të ishte qershia mbi tortë, jam i lumtur dhe kam liri të shprehem