S’e lënë rehat as në burg

Ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në burgun “Landsberg”, ku vuajti dënimin për disa muaj. Bëhet e ditur se Hoeness është filmuar me kamera stilolaps nga ish-shoku i qelisë.

Pasi i burgosuri doli nga burgu, ai u ka dhënë mediave fotot dhe videon për t’i prishur imazhin ish-presidentit të Bayernit. Kjo video iu dha edhe gazetës “Focus”.