Dy ish-futbollistët e Liverpoolit, Pepe Reina dhe Xabi Alonzo, e kanë përcjellur së bashku ndeshjen që u zhvillua të dielën në mes Sauthamptonit dhe Liverpoolit (0:2).
Ata kanë bërë edhe disa fotografi të cilat janë publikuar nga Reina në ‘Twitter’.
Siç duket, Liverpooli u ka mbetur në zemër futbollistëve spanjoll.
Reina dhe Alonzo tashmë aktivizohen për Bayern Munchen.