Schweinsteiger i vë në siklet gjyqtarët

Mesfushori gjerman i Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger dallohet për diferencën që bën në fushën e futbollit, por së fundmi ai është në qendër të vëmendjes për një sjellje aspak sportive.

Sipas ish-gjyqtarit zviceran Urs Meier, Schweinsteiger është i pari që kur shikon se një shok i tij rrëzohet, i afrohet arbitrit dhe i kërkon që të dënohet me karton.

“Arbitri është ai që vendos. Nëse një futbollist i kërkon që të ndëshkohet rivali, atëherë vetë gjyqtari ka të drejtë që të paralajmërojë protestuesin. Në takimin ndaj Shaktar Donetskut, kur Gotze u rrëzua, i pari qe Bastian që kërkoi karton. Kjo solli karton të kuq e penallti. E përsëriti gjestin në sfidën kundër Bremenit, kur në minutën e 62 me shpejtësi iu drejtua arbitrit Thorsten Kinhofer”, deklaroi Meier.