Schurrle: Mourinho më ftoi për të marrë medaljen e Premierligës

Futbollisti që u largua nga Chelsea në drejtim të Wolfsburgut, Andre Schurrle, e ka zbuluar për mediat angleze një mesazh që ia ka dërguar Jose Mourinho.

“Mourinho më ka dërguar një mesazh duke më thënë që edhe unë do ta marrë një medalje të Premierligës. Ai më ftoi për të shkuar atje në ndeshjen e fundit dhe unë u ndjeva për mrekulli”, deklaroi Schurrle.

Ai kishte zhvilluar 14 ndeshje në stinroin vjeshtor me Chelsean, para se të transferohej në Bundesligë. /Gazeta Olle