Scholes e injoron kështu nivelin e Premierligës

Ish-futbollisti i Manchester United, Paul Scholes, ka ironizuar në maksimum me nivelin momental të elitës së futbollit anglez, duke e dhënë një shembull interesant.

“Nëse do të luanin Barcelona, Real Madrid apo Bayern Munich në Premierligë, ato do ta fitonin titullin kampion me 10-15 pikë më shumë se skuadra e dytë. Edhe PSG dhe Juventus duken më mirë se këto skuadra që janë aktualisht në krye të Premierligës”, deklaroi Scholes.

Asnjë skuadër angleze këtë edicion nuk është kualifikuar në çerekfinale as të Ligës së Kampionëve e as të Ligës së Evropës. /Gazeta Olle