Schneiderlin te United për 34 milionë euro

Morgan Schneiderlin do të jetë goditja e dytë zyrtare e Manchester Unitedit në afatin kalimtar të verës.

Gazeta britanike “The Mirror” shprehet e sigurt për një gjë të tillë, duke i zbuluar edhe detajet e transferimit të francezit nga Southamptoni.

Schneiderlin do t’i kushtojë Unitedit 34 milionë euro, me këtë të fundit që e fiton duelin me Arsenalin, që po ashtu po e kërkonte që një kohë të gjatë francezin. /Olle