Scherzinger, lidhje dashurie me Kasamin?

Duket se Nicole Scherzinger po kalon ditë të lumtura në plazhet e Greqisë, më saktë në ishullin e famshëm të Mykonos. Dhe për këngëtaren e famshme, e cila në jetën e saj private është zyrtarisht ‘single’, duket se po lind një dashuri e re.

Burime të sigurta bëjnë me dije se djaloshi që i ka marrë mendjen yllit të muzikës, është shqiptari Pajtim Kasami, aktualisht mesfushor në skuadrën e Olympiakos.

Të dy janë fotografuar duke shijuar kohën e pushimit dhe nën shoqërinë e tyre ka qenë dhe aktori Blerim Destani, i cili njihet si mik i ngushtë i Kasamit.

Kasami dhe Scherzinger njihen prej kohësh dhe kanë më shumë se 3 muaj që dalin së bashku, madje dhe në rrjetin social ‘instagram’, janë ndjekës të rregullt të njëri-tjetrit.